Pyetja:
Ku ndodhet varri i Ademit (paqja e Allahut qoftë mbi të)?
***
Përgjigjja:
Nuk dihet vendodhja e asnjë prej varreve të profetëve përveç varrit të Profetit tonë ﷺ, ndërsa ai i cili pretendon se në Uman ose në vend tjetër, ka varre që janë të njohura të profetëve, ai është gënjeshtar dhe ky pretendim nuk është i saktë, përveç varrit te Profetit tonë ﷺ që ndodhet në Medine, dhe gjithashtu varri i Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi të) në Halil, në Palestinë, dihet vendndodhja e varrit të tij.
Ndërsa sa i përket profetëve të tjerë, nuk njihen varret e tyre, as i Nuhut, as i Salihut (paqja e Allahut qoftë mbi të) dhe as i dikujt tjetër përveç Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) në Halil.
Konkluzioni: Të gjithëve profetëve, përveç dy profetëve të nderuar, Muhamedit ﷺ dhe Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi ta), nuk i njihen varret e tyre .
Varri i Muhamedit ﷺ është në Medine dhe për këtë janë të një mendimi të gjithë dijetarët e islamit, varri i tij dihet se ku është, ekziston, gjithashtu varri i Ibrahimit (paqja e Allahut qoftë mbi të) njihet, është në një shpellë në qytetin Halil, ndërsa për sa i përket varreve të profetëve të tjerë përvec dy profetëve që përmendem, kanë theksuar dijetarët se nuk njihen varret e tyre.
Dhe është pyetur Shejhu: “A është e saktë se Ademi (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka zbritur në Serilanka dhe pikërisht në zonën Sendin?”
U përgjigj: Nuk ka argument dhe asnjë bazë për këtë fjalë, nuk njihet saktësia e saj, nuk ka argument për të. Ademit alejhi selam nuk i njihet ku e ka varrin dhe as në cilin vend ka zbritur, pra nuk dihet se në cilin vend është varrosur Ademi alejhi selam. Ajo që kam qëllim është se Ademi alejhi selam, nuk dihet për të as ku ka zbritur dhe as ku është varrosur.”
Shejh Abdul Aziz bin Baz, “Nurun Ala Derb”, Kaseta nr. 642
Përktheu: Junus Telezi