Pyetja:

A lejohet transportimi i ujit Zemzem jashtë Mekës?

***

Përgjigjja:

“Uji i Zemzemit bën dobi për atë që pihet”, ky hadith a është për Mekken vetëm, apo është i saktë edhe jashtë Mekës? Domethënë, nëse uji i Zemzemit transportohet jashtë Mekës, a mbetet ndikimi i tij?

Po mbetet ndikimi i tij. Dhe Kur Profeti ﷺ ishte në Medine, porosiste që t’i sillnin ujë Zemzemi dhe ua hidhte atë të sëmurëve me sëmundje kronike, dhe të sëmurëve në përgjithësi. Zemzemi nuk e humbet veçorinë e tij edhe nëse mbartet jashtë Mekës.

Allahu i Lartësuar e di më mirë!

Shejkh Mesh’hur Hasen