Pyetja:

Nëse një vëlla musliman që falet është i sëmurë dhe është në spital, a mund të kërkojmë prej atyre që nuk falen të investojnë për të që ta ndihmojnë sado pak?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, lejohet të merren ndihma nga ata që nuk falen. Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi ﷺ  ka shkuar tek Ebu Nediri, që ka qenë çifut dhe ka pasur marrëveshje me muslimanët për paqe. Ka kërkuar prej tij një ndihmës për “Dijjen” (“dijje” është kur një person e vret dikë pa faj, atëherë duhet t’i paguajë para familjes së të vrarit) e Ibnul Hadremiut. [1]

Mirëpo kjo me kusht që ata të mos kenë ndonjë qëllim kundër Islamit apo qëllim të devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë.

Allahu e di më së miri.

Eroll Nesimi

——————–

[1] Buhariu