Pyetja:
Kur duhet bërë dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes?
***
Përgjigjja:
Ibn Kajim el Xheuzije shkruan:
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf: 39)
Kjo e sqaron atë që është përmendur në hadithe: “Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje kështu…apo ashtu…” qëllimi është: Para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij. Pikërisht koha mes sabahut dhe lindjes së diellit dhe koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!” (Gafir: 55)
Me mëngjesin është për qëllim fillimi i ditës ndërsa me mbrëmjen fundi i saj dhe se këto dhikre e kanë kohën pas namazit të sabahut si dhe pas namazit te ikindisë.
[‘El Uabilus Sajjib’ fq. 200, për më tepër shih edhe librin ‘El Edhkar’ të imam Neveviut 3/74,75,100].
Përshtati: Fatjon Isufi