Pyetja:
A lejohet shitja e lëkurës së kurbanit?
***
Përgjigjja:
Nga gabimet që ndodhin me rastin e therjes së kurbanit është dhe shitja e lëkurës së kurbanit. Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin rahimehullah ka thënë: “Eshtë e ndaluar që të shesësh ndonjë pjesë prej mishit, dhjamit, lëkurën apo çdo pjesë tjetër të kurbanit, sepse ajo është një pasuri të cilën (personi) e dha për hir të Allahut. Prandaj nuk i lejohet që të kthejë mbrapsht një pjesë prej saj, njesoj siç nuk lejohet rikthimi tek ajo gjë që e ka dhënë sadaka apo dhuratë.”
Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin, “Mexhmu`ul fetaua” 26/162
Përktheu: Fatjon Isufi