Pyetja:

Duke lexuar në interent për jetën dhe veprën e transmetuesve të haditheve, rastisa në një tekst që shkruante për Ebu Hurejren. Sipas këtij teksti Ebu Hurejra ka pranuar fenë islame 3 vite para vdekjes së Profetit ﷺ dhe ajo që më habiti është se sipas këtij teksti Ebu Hurejra para se të pranoj fenë islame paska qenë çifut! Ajo që më intereson mua është se a është e vërtetë kjo?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Edhe nëse kjo është e vërtetë çfarë ka këtu për t’u habitur? Janë një grup njerëzish të humbur, të cilët tentojnë të fusin dyshime te muslimanët dhe ata karakterizohen me disa shenja, një prej tyre është diskutimi i stërholluar mbi besueshmërinë e këtij sahabiu. Siç thonë, si është e mundur që ky sahabi e pranon Islamin kaq vonë dhe transmeton kaq shumë dhe harrojnë këta njerëz se mësimi i tij ka qenë mrekulli e Zotit, siç është transmetuar kjo padyshim.

Pastaj, tre vjet mos t’i ndahesh një personi a e di se çdo të thotë apo jo?

Është transmetuar se ai ka thënë se një ditë Profeti ﷺ, i ka thënë: ”Ty të duan besimtarët dhe të urrejnë hipokritët.”

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja