Pyetja:
Si është çështja e unazës ne gishtin tregues është haram apo jo?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Për kë bëhet fjalë, për meshkujt apo femrat?
Nëse për meshkujt s’është normale kjo gjë, sepse s’është traditë edhe shenjë e burrnisë, flas për trojet tona.
E nëse bëhet fjalë për femra, çështja është padyshim më e lehtë në trajtim. Nëse përbën ndonjë përngjasim me ndonjë grup të veçantë s’bën ose përndryshe është e lejuar dhe s’ka asgjë.
Duke mos harruar se nëse del me unaza në gishta, këto gishta duhen mbuluar ose duhet të vishen dorashkat. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja