Pyetja:
A është e lejuar për mehër të caktohet që burri ta çojë gruan në haxh?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
S’ka asgjë o vëlla, madje shumë bukur. Ai që ndalon duhet të sjellë argument se nuk kemi të bëjmë me adhurim, është thjesht marrëdhënie ndërnjerëzore, kështu origjina është e lejuara, deri sa të vijë argumenti që e ndalon, madje ne kemi argument nga feja që e ndihmon edhe më shumë mendimin tonë, siç është hadithi “…Të kam martuar me të me sa të kesh prej Kuranit” po edhe sikur të mos kishte argument kaq të qartë do thoshim se lejohet. Allahu e di më së miri.
Imam Dr. Ahmed Kalaja