Pyetja:
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr të vdekurit, të rrish dhe të flasësh me ta? Do të doja shumë ta di dhe si të largohem nga kjo gjë se vërtetë është shumë e frikshme.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ëndrrat siç, e dini, ose janë me mesazh për njeriun, për te cilat Profeti ﷺ thotë: “Prej Allahut”, ose ka thënë: “1/46 pjesë e profecisë”. Edhe ëndrra pa qëllim ose mesazh që duhet të përçohet te njeriu janë pikërisht ëndrrat e gjata e të pakuptimta e të pa mbarimta, ku s’merret vesh asgjë dhe që janë prej shejtanit. Kemi një kategori tjetër ëndrrash që janë përsëritje e asaj që i ndodh njeriut gjatë jetës ditës, në ëndërr zhvillohen e thellohen etj.
Në qoftë se një ëndërr të shqetëson ti duhet të zbatosh thënien e Profetit ﷺ: “Të pështysh nga e majta 3 herë e pastaj ndërro anën e fjetjes, e s’do ta dëmtojë atë njeri asgjë “.
Bëje dhikrin e gjumit, lexoji suret fryji vetes tënde, pastaj do të komunikojmë përsëri, inshallah. Allahu e di më së miri. Shëndet e mirësi të dhëntë Allahu!
Ahmed Kalaja