Pyetja:

Çfarë është dispozita e vonimit të haxhit pa arsye, për personin i cili ka mundësi (ekonomike, fizike) që ta kryej haxhin?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ, më pastaj:

Ai i cili ka mundësi që t’a bën haxhin dhe nuk e ka kryer haxhin e obligueshëm duke e vonuar pa arsye, ka bërë një të keqe dhe një mëkat të madh, duhet që të pendohet tek Allahu nga kjo vepër dhe të shpejtoj në kryerjen e haxhit, sepse ka thënë Allahu:

Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson; Allahu nuk është i nevojshëm për njerëzit.” (Ali Imran: 97)

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka zot që meriton adhurimin pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi në shtëpinë (e Allahut).” [2] Poashtu thotë Pejgamberi ﷺ në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam): “Të dëshmosh se nuk ka zot që meriton adhurimin pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxh nëse ke mundësi.” [3]

AbdulAziz ibn Baz

Përktheu: Ali Ashani

————————–

[2] Buhariu dhe Muslimi

[3] Muslim nga hadithi i Umerit