Pyetja: 

Ai që ka borxhe, a duhet ta kryejë haxhin?

***

Përgjigjja:

Nëse njeriu ka aq borxhe, saqë ia mbulojnë të gjithë pasurinë, atëherë nuk e ka detyrim haxhin. Allahu e ka bërë haxhin detyrim për atë që ka mundësi dhe ka thënë:

Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.” (Al Imran: 97)

Pra, ai që ka aq borxhe saqë ia mbulojnë tërë pasurinë, nuk llogaritet i mundshëm për haxh. Ai e ka detyrim t’i lajë borxhet, e pastaj nëse i mundësohet le ta kryejë haxhin.
Por nëse borxhi është më pak sesa pasuria që zotëron ky dhe të ketë një sasi për të kryer haxhin pasi të lajë borxhin, në këtë rast e lanë borxhin e pastaj mund të kryejë haxhin, qoftë ai haxh farz apo vullnetar. Vetëm se për haxh farz duhet të nxitojë që ta kryejë, ndërsa haxhin vullentar nëse do e kryen, nëse do nuk e kryen dhe nuk ka mëkat.

Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë” fq. 437