Çfarë domethënie ka hadithi “Islami ka filluar si i huaj dhe do të kthehet si i huaj ashtu siç ka filluar”?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Këtë hadith e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ: “Ka filluar Islami si i huaj dhe do të kthehet si i huaj, ashtusiç ka filluar, lum për të huajt.” [1]
Ka thënë es-Sindi në librin “Hashijet ibn Maxheh”: “Të huajt” kjo për arsye se ata do të jenë të pakët, në esencë i huaj është ai i cili është larg vendit të tij…
“Dhe do të kthehet si i huaj”, sepse të pakët janë ata të cilët i përmbahen dhe e ndihmojnë Islamin edhe pse muslimanët janë shumë.
“(Tuuba) për të huajt” , domethënë ata të cilët i përmbahen Islamit,
(Tuuba) komentohet si: Xhennet dhe si pemë e madhe në të.
Nga hadithi i lartpërmendur kuptojmë se: T’i ndihmosh Islamit dhe t’i përmbahesh atij don të thotë se je sikurse i huaji.
Neveviu në shpjegimin e Sahihut të Muslim-it duke e transmetuar thënien nga el-Kadi I’jad në domethënien e Hadithit, ka thënë: “Islami ka filluar nga disa persona apo pakicë, pastaj është përhapur dhe shpërndarë, pastaj përsëri do të pakësohet deri sa të mbetet tek disa individë apo pakicë, ashtusiç ka filluar”.
Në Fetvatë e ”Komisionit të Përhershëm për Fetva” thuhet: “Domethënia e Hadithit është se Islami ka filluar si i huaj që atëherë kur Muhamedi ﷺ i ka ftuar njerëzit në Islam dhe nuk i janë përgjigjur përveç se një pakicë dhe që atëherë ishte i huaj, përshkak se ishin pakicë dhe ishin të dobët kundrejt armiqëve të cilët ishin shumicë dhe ishin të fortë dhe dominantë mbi muslimanët, deri sa një grup prej muslimanëve u shpërngulen në Habeshe (Etiopi) duke u ikur provokimeve, mundimeve dhe zullumit, dhe deri sa bëri hixhret i Dërguari i Allahut ﷺ, me urdhër nga Zoti për në Medine, pasi është keqtrajtuar. U shpërngul duke shpresuar që dikush t’i ndihmoj në thirrjen e tij për t’a ndihmuar Islamin, dhe Allahu e plotësoi dëshirën e tij, e bëri krenare ushtrinë, i ndihmoi robit të Tij, u formua Shteti Islam dhe u përhap nëpër botë me lejen e Allahut. Allahu e bëri që fjala e kufrit të jetë poshtë dhe fjala e Allahut të jetë më e larta.
Allahu është i Plotfuqishëm dhe Gjykues dhe krenaria i takon vetëm Atij, të Dërguarit të Tij ﷺ dhe mbarë muslimanëve.
Vazhdoi kështu një kohë të gjatë, pastaj dalngadalë filloi përçarja, dobësimi dhe dështimi në mesin e muslimanëve, derisa është kthyer Islami si i huaj ashtusiç ka filluar, jo për arsye se ata ishin pakicë në atë kohë, por për arsye se ata nuk ishin të kapur për fenë e tyre dhe të kapur për Librin e Zotit të tyre, duke lënë pasdore udhëzimin e Pejgamberit ﷺ, vrapuan pas dunjasë dhe garuan për të ashtusiç kanë garuar ata që ishin para tyre dhe janë vrarë për pushtet e pasuri. Kështu që armiqtë e Islamit e gjetën hyrjen dhe i’u mundësua atyre që t’i pushtojnë në shtëpitë e tyre, t’i nënshtrojnë, t’i poshtërsojnë dhe maltretojnë me mundime të dhimbshme. Kjo është të jetë Islami i huaj ashtusiç ka filluar.
Disa prej dijetarëve siç është Muhamed Rashid Rida thotë: “Në hadith ka përgëzim se Islami do të triumfoj pasi të jetë bërë si i huaj për herën e dytë duke e marur nga fjala e Muhamedit ﷺ “…dhe do të kthehet si i huaj ashtusiç ka filluar”, pra ashtusiç ishte Islami krenar dhe ishte përhapur herën e parë, njashtu edhe pasi të jetë i huaj herën e dytë do të përhapet dhe do të jetë triumfues”.
Dhe ky ndoshta është mendimi më i saktë duket u argumentuar me hadithet të cilat flasin për Mehdiun dhe zbritjen e Isaut (paqja qoftë mbi të!) në kohën e fundit në të cilën do të jetë Islami i përhapur dhe do të jetë krenaria për muslimanët, ndërsa kufri dhe qafirat do të jenë të poshtërsuar.
Përktheu: Suad Hoxha
Islamqa.info
———————————————-
[1] Fjala (Tuuba) ka dy kuptime: Kuptimi në aspektin gjuhësor arab don të thotë “lum për atë”, ndërsa në fjalorin e Sheriatit “Tuuba” është pemë në Xhenet. Sh.P.