Pyetja:

A lejohet aborti për arsye shëndetësore kur gruaja është në muajin e parë të shtatzënisë?

***

Përgjigjja:

Aborti në islam, në përgjithësi konsiderohet krim i fshehtë sepse Profeti ﷺ e ka quajtur vendosjen e lëngut jashtë vendit të tij “Varrosje e fshehtë e fëmijëve” atëherë aq më tepër është krim nëse ai hiqet pasi është vendosur në vendin e tij dhe prandaj dijetarët çështjen e abortit e shohin me kujdes të madh.
Megjithatë kur ka arsye të pranueshme nga sheriati, ai asnjëherë nuk i hedh poshtë ato dhe rrethi i arsyeve ndryshon sipas fazës në të cilën është shtatzënia. Profeti ﷺ ka përmendur katër faza në lidhje me shtatzëninë: faza e lëngut, faza e copëzës së ngjizur, faza e copëzës së mishtë ku secila prej tyre ka nga 40 ditë pastaj faza e fryrjes së shpirtit deri në lindje. Kështu, ajo përderisa është në muajin e parë dmth është në fazën e parë dhe kjo gjë do të thotë se fëmija akoma nuk ka marrë formë të dallueshme dhe në këtë rast, nëse gruaja ka arsye të konsiderueshme nga ana e sheriatit atëherë ajo mundet të abortojë dhe ja fetvaja e Komisionit të Përhershëm të Fetvave në Arabinë Saudite:

“Origjina në lidhje me shtatzëninë e femrës është se nuk lejohet aborti në çfarëdolloj faze të shtatzënisë qoftë ajo, veçse me arsye të konsiderueshme nga ana e sheriatit. Nëse shtatzënia është në fazën e lëngut dmth: ka 40 ditë apo më pak dhe në abortimin e saj ka dobi të konsiderueshme nga ana sheriatit, apo largim të një dëmi i cili parashikohet se mund ti ndodhë nënës, lejohet në këtë rast aborti dhe nuk futet te arsyet si: frika nga vështirësia në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, apo pamundësia për të përballuar shpenzimet e tyre, apo mjaftueshmëria me një numër të caktuar fëmijësh etj të cilat nuk janë të konsiderueshme nga ana e sheriatit. Ndërsa kur shtatzënia është më shumë se 40 ditëshe, nuk lejohet aborti sepse pas kësaj faze fëmija është copë e ngjizur që do të thotë fillimi i formësimit të njeriut dhe nuk lejohet abortimi i tij pasi të ketë arritur në këtë fazë derisa atë ta rekomandojnë një komision i besueshëm mjekësh se vazhdimësia e shtatzënisë është rrezik për jetën e nënës së fëmijës dhe se ajo mund të vdesë nëse vazhdon”.

 

Shkëputur nga fetvaja nr: 19337 e komisioni të përhershëm të fetvave të përbërë nga:
1- Salih El-Feuzan. 2- Abdul-Aziz Alu Esh-Shejkh. 3- Abdul-Aziz bin Baz.
Ajo që bie në sy nga fetvaja është se rrethi i arsyeve në fazën e parë është më i gjerë sesa kur shtatzënia e kalon atë fazë por ama nuk duhet harruar se arsyet duhet të jenë konsiderueshme nga ana e sheriatit ndryshe aborti nuk lejohet.

Dr. Abdullah Nabolli