Pyetja:
Ajo konsiderohet nga dashuria ndaj prindërve të emërtuarit e fëmijëve me emrat e tyre (të prindërve)? A është e lejuar që të mos i bindem atyre në qoftë se ata më urdhërojnë që t’i emëroj fëmijët e mi me një emër të veçantë?
***
Përgjigja:
Mos u bë i pabindur ndaj tyre. Nëse kërkojnë nga ti që ti emërtosh fëmijët tuaj me emrat e tyre, ata të kanë kërkuar nga ti diçka të lejuar. Nëse ti nuk ju bindesh atyre, ata preken dhe shqetësohen. Çështja është e gjërë. Emërtoj fëmijët me emrat e prindërve. Kjo është një mënyrë për t’i dhënë jetë kujtimit të tyre. Gjithashtu ruhen emrat e famlijes. Familjet njihen vetëm përmes emrave. Sot i emërtojnë fëmijët me emra ”Hani” dhe “Mahir”. Këta emra nuk egzistojnë në vendin tonë. Emrat e familjes kanë humbur. Nuk njihen familjet më, ose prejardhja e tyre. Nga na erdhi emri Mahir? Nga na erdhi Hani? Por të ishte emërtuar me emër të familjes, ai do të ishte e njohur prejardhja (e këtyre emrave). Është e detyrueshme të shmangurit e traditave që vien nga jashtë dhe në vend të kësaj t’i emërtojnë fëmijët me emrat e prindërve dhe me emrat e njohur të vendit tyre.”
Shejh Dr. Salih el-Feuzan
Përktheu: Suad Shabani