Pyetja:

A ka ndonjë dallim mes namazit të vitrit dhe namazit të natës (Salatul Lejl)?

***

Përgjigjja:

Namazi i vitrit është pjesë e namazit të natës, është një sunnet. Po ashtu është namazi i fundit i natës. Është një rekat, me të cilën e përmbyll namazin e natës në fund të natës, në mesin e natës, ose në fillim të natës, pas namazit të jacisë. Ti falesh aq sa mundesh, pastaj e përmbyll me një rekat (të vitrit).

Shejh Bin Baz, “Fetava”, 11/309