Pyetja:

Cilat dua i bëjmë pasi të japim Selam?

***

Përgjigjja:

Duatë që i bëjmë pasi të japim Selam janë:

  1. Estaġfirull-llãh (tri herë).

(I kërkoj falje Allahut).

All-llãhumme Entes-Selãm, we minkes-selãm, tebãrakte jã dhel xhelãli wel ikrãm.

(O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!).[1]

2. Lã ilãhe il-lAll-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.[2] All-llãhumme lã mani’a limã a’ëṭajte, we lã mu’ëṭije limã mena’ëte, we lã jenfe’u dhel xheddi minkel xheddu.

(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! O Allah! Nuk mund ta ndalojë askush atë që e ke dhënë Ti, dhe s’ka kush të japë atë që Ti e ke ndaluar! Të pasurit apo njeriut me pozitë nuk mund t’i bëjë dobi tek Ti pasuria a pozita e tij, por i bën dobi veçse puna e mirë!).[3]

3. Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr. Lã ḥawle we la ḳuwwete il-lã bil-lãh, lã ilãhe il-lall-llãhu, we lã na’ëbudu il-lã ijjãhu, lehun-ni’ëmetu we lehul  faḍlu we lehuth-thenãul ḥasen. Lã ilãhe il-lall-llãhu muḣliṣĩne lehud-dĩne we lew kerihel kãfirũn.

(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij, dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!).[4]

4. “Subḥãnall-llãh”; “Elḥamdu lil-lãh”; “All-llãhu Ekber” – 33 herë secilën.

Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.

(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!).[5]

5. Bismil-lãhirr-rraḥmãnirr-rraḥĩm.

Ḳul huwall-llãhu eḥad,

All-llãhuṣ-Ṣamed,

lem jelid we lem jũled,

we lem jekun lehũ kufuwen eḥad.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është Eṣ Ṣamedu (Ai, të Cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre). Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë me Atë!).”

6. Bismil-lãhirr-rraḥmãnirr-rraḥĩm.

Ḳul e’ũdhu bi rabbil feleḳ,

min sherri mã ḣaleḳ,

we min sherri ġãsiḳin idhã weḳab,

we min sherrin-neffãthãti fil ‘uḳad,

we min sherri ḥãsidin idha ḥased.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, dhe nga sherri i natës, kur bie terri, dhe nga sherri i magjistarëve, që fryjnë në nyje magjie, dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë).

7. Bismil-lãhirr-rraḥmãnirr-rraḥĩm.

Ḳul e’ũdhu bi rabbin-nãs,

Melikin-nãs,

Ilãhin-nãs,

min sherril weswãsil ḣan-nãs,

el-ledhĩ juweswisu fĩ ṣudũrin-nãs,

minel xhinneti wen-nãs.

(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Thuaj: “Kërkoj mbrojtje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i shejtanit ngacmues që fshihet (kur përmendet Allahu), e që hedh të liga e dyshime në gjoksin e njerëzve, (qoftë ai shejtan) prej xhindëve ose njerëzve!”).

(Këto tri sure i themi pas çdo namazi farz).[6]

 

8. All-llãhu lã ilãhe il-lã huwel Ḥajjul Ḳajjũm. Lã te’ḣudhuhu sinetun we lã newm. Lehu mã fis-semãwãti we mã fil erḍ. Men dhel-ledhĩ jeshfe’u ‘indehu il-lã bi idhnihi. Ja’ëlemu mã bejne ejdĩhim we mã ḣalfehum, we lã juḥĩṭũne bi shej’in min ‘ilmihi il-lã bimã shãe. Wesi’a kursijjuhus-semãwãti wel erḍa, we lã je’ũduhu ḥifḍhuhumã we huwel ‘Alijjul ‘Aḍhĩm.

(Pas çdo namazi farz).

(Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që u ka ndodhur krijesave në të shkuarën dhe çdo gjë që do t’u ndodhë në të ardhmen, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u[7] i Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!).[8]

9. Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh. Lehul mulku we lehul ḥamdu, juḥjĩ we jumĩt we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.

(Dhjetë herë pas namazit të akshamit, dhe po aq pas namazit të sabahut).

(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai jep jetë dhe jep vdekje! Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!).[9]

10. All-llãhumme innĩ es’eluke ‘ilmen nãfi’an, we rizḳan ṭajjiben, we ‘amelen muteḳabbelen.

(Pas selamit në namazin e sabahut).

(O Allah! Unë të kërkoj dije të dobishme, rrizk (furnizim) të mirë dhe punë të pranuar!)[10]

————————————-

[1]Muslimi.

[2]Transmetimi ku thuhet se kjo pjesë e këtij dhikri përsëritet tri herë nuk është i saktë (Silsile daife: 5598).

[3]Buhariu dhe Muslimi.

[4]Muslimi.

[5]Muslimi. Në këtë hadith Pejgamberi ﷺ thotë: “Kush e thotë këtë dhikër pas çdo namazi, i falen gjynahet qofshin edhe sa shkuma e detit”. (Muslimi).

[6]Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu (Sahih Tirmidhi). Këto tri sure quhen: «Mbrojtëset» (Fet’hul Bari).

[7][Kursi-u është një krijesë e madhe e Allahut. Ai është një trup tjetër dhe jo vetë Arshi (Froni) i Allahut. Me madhësinë që ka Kursi-u përfshin qiejt dhe Tokën, edhe pse është shumë më i vogël sesa Arshi].

[8]Pejgamberi ﷺ thotë: “Kush lexon ajetin Kursij pas çdo namazi farz, nuk e ndan nga hyrja në Xhenet asgjë, vetëm se vdekja!” Nesaiu në “Amelul jeumi vel lejleti” (Sahih Xhami).

[9]Tirmidhiu dhe Ahmedi [Sahihut tergib].

[10]Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).