Pyetja:

Cila është lutja që e bën muslimani kur dikush e lavdëron?

***

Përgjigjja:

Lutja që e bën muslimani kur dikush e lavdëron është:

اللَّهُمَّ لَا تُؤَاخِذْنِي بِمَا يَقُولُونَ، وَاغْفِرْ لِي مَا لَا يَعْلَمُونَ، [وَاجْعَلْنِي خَيْرًا مِمَّا يَظُّنُّونَ].

All-llãhumme lã tuãḣidhnĩ bimã jeḳũlũn, weġfir lĩ mã lã ja’ëlemũn, wexh’alnĩ ḣajran mimmã jeḍhunnũn!

(O Allah, mos më dëno për lavdërimet që më bëjnë. M’i fal gjynahet që ata nuk i dinë! Më bëj më të mirë sesa mendojnë ata!).[1]

———————

[1] Buhariu shënon në Edebul Mufred se shokët e Pejgamberit ﷺ në një rast të tillë thonin lutjen e mësipërme. Porse fjalia e fundit është një shtojcë që e sjell Bejhakiu, nga një rrugë tjetër, si lutje që e bënin disa nga të parët e umetit.