Përgjigjja: Nuk është vërtetuar nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, as me fjalë e as me vepër, se ai e ka caktuar ditën e premte apo ndonjë ditë tjetër posaçërisht për prerjen e thonjve. Hadithet që përcaktojnë një ditë të veçantë për këtë janë të dobëta ose të pavërteta.

Megjithatë, nga disa sahabë dhe tabi’inë është transmetuar se i prisnin thonjtë ditën e premte. Abdullah ibën Umeri, radijAllahu anhuma, i priste thonjtë dhe i shkurtonte mustaqet çdo të premte.

(El-Bejheki, Es-Sunen el-Kubra, 3/244)

Për këtë arsye, disa dijetarë, ndër ta dijetarët e medhhebit shafi’i dhe hanbeli, e kanë konsideruar të pëlqyeshme prerjen e thonjve të premten, si pjesë e pastërtisë dhe përgatitjes për namazin e xhumasë.

Megjithatë, rregulli kryesor është nevoja: thonjtë priten sa herë që ka nevojë dhe nuk duhet të lihen pa u prerë më shumë se dyzet ditë, bazuar në hadithin e Enesit, radijAllahu anhu.

Prandaj, prerja e thonjve të premten është e pëlqyeshme sipas një grupi dijetarësh, por nuk është vërtetuar drejtpërdrejt nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se prerja e tyre është caktuar posaçërisht për këtë ditë. Thonjtë mund të priten në çdo ditë, sipas nevojës.

Përmbledhje nga përgjigja 118891 islamqa.info

Hoxhë Sabahudin Selimi