Pyetja:

Cili është kufiri me i lartë dhe më i ulët i lehonisë dhe i ciklit menstrual?

***

Përgjigjja:

Nuk ka nifasi apo hajdi kufi më të lartë apo më të ulët, sepse çështja lidhet me gratë dhe zakonet e tyre.

Ajo që duhet të dinë burrat para grave, sepse burrat janë kujdestarët e tyre, është se gjaku i hajdit ka shenja dalluese siç ka thënë profeti ﷺ në hadithin e saktë: “Gjaku i hajdit është i zi, njihet”, apo: “…është i zi e me erë”.

Sipas tekstit të parë (njihet) do me thënë që dallohet gjaku i hajdit tek gratë nga çdo gjak tjetër si gjaku i plagëve ose gjaku i istihadës.

Kur sheh gruaja këtë gjak të zi që njihet tek ato, atëherë ajo është me perioda. Por kur pastrohet?

Thamë që nuk ka gruaja me perioda një periudhë të caktuar; më e pakta apo më e shumta. Kur pastrohet atëherë?

Ajo pastrohet atëherë kur sheh atë që në gjuhën e sheriatit quhet sekrecioni i bardhë ndërsa në gjuhën e zakonshme quhet pastrim.

Gratë në kohën e selefëve dhe në kohën e sahabëve vinin tek Aishja, sepse, së pari ajo ishte nëna e besimtarëve dhe së dyti ishte gruaja më e ditur në gjykimet e islamit në përgjithësi dhe në gjykimet e grave në veçanti dhe mund të ishte në gjëra të tilla më e ditur se shumë burra nga sahabët e Profetit ﷺ ndaj nëse gruaja dyshonte në pastrimin e saj: a ka hyrë në periudhën e pastrimit pas hajdit apo jo, Aishja, i urdhëronte ato të përdornin pambuk të bardhë dhe u thoshte: nëse nuk gjen gjurmë qoftë edhe të verdhë mbi këtë pambuk por vetëm të bardhë, ky është pastrim në gjuhën e zakonshme dhe ky është sekrecioni i bardhë në gjuhën e Aishes.

Nëse shikon këtë pastrim atëherë është pastruar, qoftë kjo në një moment të ditës, një ditë, një natë, qoftë më shumë apo qoftë më pak, s’ka rëndësi. Ky është gjykimi i hajdit dhe po ky është dhe gjykimi i nifasit.

Nëse gruaja lind, nuk ka një periudhë të caktuar, vetëm se nifasi ndryshon nga hajdi për nga kufiri më i lartë. Gratë lehona ditën që u ndërpritet lehonia dhe shikojnë sekrecionin e bardhë siç e përmendëm më lart janë pastruar, sado që kjo periudhë mund të jetë e shkurtër, por nëse vazhdon gjaku pas dyzet ditëve atëherë dyzet ditë janë ditët e përcaktuara të nifasit që nuk falet e nuk agjëron, pas dyzet ditëve ai konsiderohet istihadë, falet dhe agjëron dhe bën çdo gjë që ka lejuar Allahu..

Thotë një grua, më duket se Umu Seleme: Gruaja lehonë qëndronte (pa falur e pa agjëruar) në kohën e Profetit ﷺ dyzet ditë. Nga kjo është përcaktuar dyzet. Shpresoj ta kesh marrë përgjigjen.

Shejh Albani, “El-Muteferikat” kaseta nr: 64

Përktheu dhe përgatiti: Teuta Xeka