Pyetja:
Çfarë fshihet pas sektit shi’it rafidi?
***
Përgjigjja:
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Nisur nga përgjegjësia fetare, për të mos lejuar cenimin e Islamit Sunit shqiptar, në një të ardhme të afërt apo të largët, nga një sekt, i cili nuk pajton me besimin Sunitë si dhe traditën e Islamit shqiptar, ne, hoxhallarët dhe teologët shqiptarë, deklarojmë:
Sekti shiit, rafidhi, është një sekt me devijime të rënda në disa prej çështjeve kryesore të besimit islam. Besimet e këtij sekti, bien ndesh me besimin e pastër islam, që muslimanët sunitë kanë trashëguar nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Disa prej devijimeve të tyre arrijnë deri në shirk dhe në kufër, gjëra këto, që sqarohen në një literaturë mjaft të gjerë, si sunite ashtu edhe shiite. Historia e hershme dhe ajo aktuale e marrëdhënieve ndërmjet shumicës absolute sunite dhe pakicës shiite në botë, ka rezultuar gjithmonë e hidhur dhe me pasoja katastrofale, për vendet ku ata kanë jetuar.
Duke u nisur nga sa thamë më sipër, si dhe nga faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me realitetin e sotëm shqiptar, si në planin politik, gjeografik, social dhe fenjohës nga ana e shqiptarëve, e shohim si përgjegjësi para Zotit dhe besimtarëve muslimanë shqiptarë, t’u kërkojmë këtyre të fundit, të mos kenë asnjë lloj bashkëpunimi, individual apo institucional, bashkëpunim i drejtpërdrejtë ose jo, me shiitët iranianë apo edhe të tjerë (p.sh. Fondacioni Kur’anit), qoftë kjo edhe me marrje fondesh apo donacionesh për arsye nga më të ndryshmet.
Në situatat që po kalojmë, nuk shohim asnjë domosdoshmëri apo nevojë, që muslimanët sunitë shqiptarë, të bashkëpunojnë në çfarëdolloj fushe me ithtarët e këtij sekti, që është i huaj për vendin tonë. Çdo aktivitet i përhershëm apo i përkohshëm që iniciohet apo financohet nga ndonjë përfaqësi diplomatike e ndonjë shteti shiit apo nga organizatat, satelitë të saj, duhet bojkotuar tërësisht.
Çdo bashkëpunim, i hap dyert propagandës dhe më pas, prezencës shiite në vendin tonë, çka do të rezultojë në të ardhmen, me pasoja tepër negative për mbarëvajtjen e Islamit, në mesin e shqiptarëve.
Duke reflektuar ndaj thirrjes sonë, u kërkojmë të gjithë muslimanëve shqiptarë, t’i përgjigjen pozitivisht, këtij detyrimi fetar.
Allahu për gjithçka mbetet Dëshmitar.
Deklaratë nga hoxhallarët e Shqipërisë
Emrat e deklaruesve (sipas rendit alfabetik):
1. Abdurrahim Balla
2. Ahmed Kalaja
3. Altin Plumbi
4. Altin Shehu
5. Arens Gjevori
6. Arjan Haskasa
7. Arjan Kuteli
8. Azem Bardhoshi
9. Besim Nuzi
10. Bilal Shkrepi
11. Bilal Teqja
12. Bledar Haxhiu (Cërrik)
13. Bledar Karaj
14. Bledar Myftari
15. Bujar Hysa
16. Dëshir Sheshi
17. Dritan Rahmani
18. Dritan Xhihani
19. Eduart Jaho
20. Edvin Ruka
21. Elmaz Fida
22. Elvis Naçi
23. Emrim Koçi
24. Fatbardh Qosja
25. Fatmir Bajrami
26. Fatmir Gjediku
27. Florian Meçe
28. Florian Xhemollari
29. Gajtis Karaboja
30. Genc Plumbi
31. Gëzim Karaj
32. Gëzim Lika
33. Hamza Muskurti
34. Hariz Alkoçi
35. Ilir Arifi
36. Irfan Tota
37. Ismail Bardhoshi
38. Izet Laçi
39. Justinian Topulli
40. Kastriot Bardhi
41. Klodian Mulita
42. Migen Matraku
43. Muhamed Estrefi
44. Murat Basha
45. Neki Kaloshi
46. Pëllumb Bajrami
47. Rruzhdi Plangaj
48. Rudens Rexhaj
49. Sadat Mahmudaj
50. Sadik Ukperaj
51. Sajmir Ismaili
52. Sali Bardhoshi
53. Selim Tota
54. Selman Kopaçi
55. Shaqir Shahu
56. Shpëtim Murrja
57. Sulejman Rustemi
58. Tomor Boriçi
59. Vladimir Agolli
60. Xhafer Shkodra
61. Ylber Tafa
62. Ylli Buraniqi