Pyetja:

Është bërë një iftar në një lokal që e ka një person që është bektashi dhe të varur në mur të lokalit ka fotografinë e një babai të teqesë. Lokali është i madh dhe ne jemi shtruar në një kënd të lokalit. Si i bëhet në këto raste, duhet të marrim pjesë në këtë iftar apo ta refuzojmë ftesën?

**

Përgjigjja:

Më e mira do ishte, për ata që bëjnë iftare, t’i bëjnë ato në lokalet e muslimanëve, po kështu dhe ai që ha apo pi nëpër lokale, të frekuentojë këto lokale, sepse kjo është edhe një ndihmë ekonomike për muslimanët. Në lokalet e tjera jo islame, nuk janë problem vetëm fotot e tilla, por ka edhe alkool, muzikë etj. Gjithsesi nëse bëhet një iftar në një vend të tillë, mendojmë se nuk është e ndaluar për muslimanin që të hajë në të, nëse pjesëmarrja e tij nuk nënkupton se ai mbështet këtë sekt apo është pjesë e tyre, si dhe nëse nuk ka ndalesa të tjera që kanë të bëjnë me ushqimin.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje-Përgjigjeve pranë LHSH