Pyetja:
A duhet të agjërojë i vetëm personi i cili sheh hënën e re të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Ka tri pikëpamje dijetarësh rreth kësaj:
1. Ai duhet të veprojë sipas pamjes së tij në të dyja rastet, kështu që ai duhet të agjërojë nga fillimi i muajit (të ramazanit) dhe ta ndërpresë atë në fund, pavarësisht nga të tjerët. Kjo është pikëpamja imam Shafi’iut. Por, ai s’duhet ta bëjë këtë haptazi, në mënyrë që të mos duket se ai po bën diçka ndryshe nga njerëzit tjerë dhe që kjo të mos i nxisë ata të mendojnë keq për të, kur ai han ndërsa tjerët agjërojnë.
2. Ai duhet të veprojë sipas pamjes së tij të hënës dhe të agjërojë, pavarësisht nga të tjerët, por në fund të muajit s’duhet të veprojë pavarësisht nga të tjerët dhe duhet ta ndërpresë agjërimin, kur njerëzit ta bëjnë këtë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, përfshirë Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi. Kjo pikëpamje, po ashtu, qe favorizuar nga shejh Ibn Uthejmin, i cili ka thënë: “Kjo bëhet për të qenë në anën e sigurt lidhur me fillimin dhe mbarimin e agjërimit. Sa i përket agjërimit, i themi atij: agjëro. Kurse, sa i përket ndërprerjes së agjërimit, i themi: mos ndërpre agjërimin, por agjëro”. Sherh el-Mumtij 6/330
3. Ai s’duhet të veprojë pavarësisht sipas pamjes së tij të hënë, por duhet të nisë agjërimin
dhe ta ndërpresë atë së bashku me popullin. Kjo ishte pikëpamja e imam Ahmed në një transmetim dhe ishte pikëpamja e favorizuar e Ibn Tejmijes, i cili citon një sasi të bollshme të argumenteve në mbështetje të kësaj, ku thotë: “Pikëpamja e tretë është se ai duhet të fillojë dhe ta mbarojë agjërimin së bashku me popullin. Dhe kjo është më e sakta, sepse Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Agjërimi juaj është dita kur agjëroni dhe ndërprerja juaj e agjërimit është dita kur e ndërpritni agjërimin. Dhe kurbani juaj është dita kur ju e ofroni atë“. [1] Disa dijetarë e kanë komentuar këtë me domethënie se personi duhet ta fillojë dhe ta mbarojë agjërimin së bashku me komunitetin dhe me shumicën e njerëzve”. [2]
Ibn Tejmije, gjithashtu, citon si dëshmi faktin që, edhe nëse ai e sheh hënën e re të Dhul-
Hixhes, asnjë nga dijetarët nuk kanë sugjeruar që ai të qëndrojë në Arafat i vetëm, pavarësisht nga të tjerët. Dhe thotë që parimi bazë rreth kësaj çështjeje është se vendimi
ndërlidhet me hënën e re të muajit. Allahu ka thënë: “Të pyesin ty (o Muhamed) rreth hënave të reja. Thuaj: Këto janë shenja për të shënuar periudhat fikse të kohës për njerëzimin si dhe për haxhillëk.” (Bekare, 189)
Hilal (shumës: Ahilah) në arabisht i referohet asaj kur diçka shpallet dhe gjithkush di për këtë. Nëse hilal shfaqet në qiell, por njerëzit nuk e njohin atë dhe nuk e shpallin pamjen e saj, atëherë kjo s’është hilal. Ngjashëm, fjala shehr (muaj) është marrë nga fjala shuhreh (e njohur). Nëse nuk njihet/dihet mirë ndër njerëz, atëherë muaji nuk ka filluar. Shumë njerëz bëjnë gabim lidhur me këtë çështje dhe mendojnë që, kur hëna shfaqet në qiell, ajo natë është nata e parë e muajit, qoftë nëse njerëzit e shohin këtë dhe e shpallin, qoftë nëse nuk e shohin dhe nuk e shpallin. Por, kështu nuk qëndron puna. Sepse kjo duhet të shihet/të dihet nga njerëzit dhe duhet ta shpallin fillimin e muajit, kur ta shohin atë. Prej këtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Agjërimi juaj është dita kur agjëroni dhe ndërprerja juaj e agjërimit është dita kur e ndërpritni agjërimin. Dhe kurbani juaj është dita kur ju e ofroni atë“.
Dmth kjo ditë të cilën ju e shpallni si fillim apo si mbarim të agjërimi apo kurbanit. Nëse nuk e njihni/dini atë, atëherë asnjë vendimi s’mund të bazohet në këtë”.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” 15/72
————————-
[1] Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxhe
[2] Mexhmu el-Fetaua 25/114