Pyetja: “Kur të pëlqen diçka, çfarë është e ligjësuar të themi, pra ai që e sheh atë gjë? A të thotë:
“Ma shaa Allah tabarakAllah, apo të thotë: “Allahu të begatoftë” ose “Allahu dërgoftë begati mbi ty”?”
Përgjigje: Të dyja këto shprehje, le të thotë: “Ma shaa Allah la kuuete il-la bil-Lah” (Siç dëshiron Allahu, nuk ka forcë vetëm se me Allahun), ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ
“E përse, kur hyre në kopshtin tënd, nuk the: “Siç dëshiron Allahu, nuk ka fuqi veçse me Allahun”. [El-Kehf: 39]
Gjithashtu lutu: “Allahu të begatoftë në atë që të ka dhënë” ose “në këtë gjë”. Po.
Shejh Feuzai
Përktheu: Bilal Bilali




