Pyetja: A mund të prej kurban për një të afërm të sëmurë pa i treguar fare? Dhe a mund t’i prej kurban përsëri, edhe nëse ai person pret edhe vetë?

Përgjigja: Lejohet të therësh kurban për hir të Allahut dhe ta japësh mishin sadaka për të sëmurin, me shpresë që Allahu ta shërojë. Edhe nëse i sëmuri nuk e di fare, nuk ka asnjë të keqe; madje, fshehja e kësaj vepre mund të jetë më afër sinqeritetit. Po ashtu, lejohet ta bësh këtë edhe nëse ai vetë ther kurban.

Allahu e di më së miri.

 

/Hoxhë Sabaudin Selimi/