Pyetja:

Kur nuk mund të gjesh personin që duhet dhënë zekatul-fitrin, si të veprojmë?

***

Përgjigjja:

Zekati i fitrit u urdhërua nga Allahu i madhërishëm nëpërmjet buzëve të të Dërguarit të Tij ﷺ për burrat e për gratë, për të rinj e për pleq, për të lirin e për robin. Pejgamberi ﷺ mësoi që ai (zekati i fitrit) të jepet para se njerëzit të dalin për namazin e bajramit. Ai që nuk mund të gjejë njerëz të varfër përreth vetes, duhet tua dërgojë atë njerëzve tjerë të varfër në fshatrat apo qytetet fqinje, dhe duhet të ngutet që ta japë atë para namazin të bajramit. Ai nuk bën ta vonojë atë deri pas namazit të bajramit, sepse kjo bie në kundërshtim me mësimet e Pejgamberit ﷺ.

Pejgamberi ﷺ mësoi që ai të jepet para se njerëzit të dalin, dhe tha: “Kushdo që e jep atë para namazit, i pranohet zi zekat; kushdo që e paguan mbas namazit, ajo është sadaka e rëndomtë”.

Pra, çfarë duhet të bësh është që t’u kushtosh vëmendje këtyre mësimeve dhe ta japësh atë para namazit të bajramit, është nëse e bën këtë dy apo tri ditë më herët. S’ka gjë të keqe që ta japësh atë në natën e 28, 29 apo 30. Ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të) e jepte atë dy ditë para bajramit dhe nganjëherë tri ditë para bajramit, dhe të tjerë sahabë vepronin po kështu.

Shejh bin Baz, Fetawa Nur ala’ ed-Derb 1/1209