Pyetja:

A lejohet ta lajmë dorën një herë, këmbën tre herë, pastaj i ndryshon? P.sh., tani këmbën tjetër e lanë dy herë?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Abdesi merret me nga një herë për çdo gjymtyrë ose me dy herë çdo gjymtyrë, ose me tre herë çdo gjymtyrë. Dy rastet e fundit, pra koka që e ka një herë vajtje-ardhje dhe veshët. Pra, nuk i përfshin nga dy herë apo nga tre herë.

Nëse dikush e bën qëllimisht një gjymtyrë një herë tjetër dy herë, tjetër tre herë është veprim i urryer sepse nuk është transmetuar nga i Dërguari ﷺ. Nëse i bën me harresë nuk ka asgjë inshaAllah.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja