Pyetja:

Unë jam i sëmurë rëndë, gjë e cila më ka detyruar të udhëtoj jashtë botës islame
për t’u kuruar. Muaji i Ramazanit më gjeti atje dhe mjeku – i cili ishte i krishterë – më
urdhëroi të mos agjëroja sepse ilaçet do më bënin dëm nëse nuk i shoqëroja me ushqim
dhe ujë në veçanti, si dhe ma caktoi këtë lloj kure për një kohë të gjatë. Kur u ktheva, u
konsultova me një mjek mysliman i cili gjithashtu më kërkoi që të mos agjëroj dhe këtë
vit. Kam provuar të agjëroj por kjo gjë ma ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore. Çfarë
duhet të bëj kur kjo është situata?

***

Përgjigjja:

Nuk ka problem ta lësh agjërimin për sa kohë që e ndjen veten sëmurë dhe agjërimi të mundon, duke qenë se edhe mjekët të kanë këshilluar që të mos agjërosh; nuk ka problem. I njëjti gjykim është nëse ke nevojë të marrësh ilaçe gjatë ditës.
– lejohet që të mos agjërosh sepse Allahu i Lartësuar thotë:
Ndërsa ai që është i sëmurë apo në udhëtim e ka detyrë të agjërojë (kaza) aq ditë sa ka lënë pa agjëruar, në ditët e mëvonshme.” (Bekare: 185)
Edhe sikur të mos kesh aty pranë ndonjë mjek (për t’u konsultuar me të) dhe e ndjen
veten se je sëmurë dhe e ke të vështirë në atë gjendje të agjërosh, të lejohet ty që të mos
agjërosh për shkak të ekzistencës së sëmundjes, siç thuhet qartë në ajetin kuranor.
Sëmundja është justifikim i konsiderueshëm në sheriat siç është edhe udhëtimi. Sa herë
që të gjesh vështirësi në agjërim për shkak të sëmundjes, të lejohet mos-agjërimi edhe
nëse nuk këshillohesh paraprakisht me mjekun. Kuptohet e ke detyrë ta kryesh atë
agjërim kaza kur të shërohesh nga sëmundja, qoftë dhe pas një kohe të gjatë, sepse
Allahu i Lartësuar thotë:
Ndërsa ai që është i sëmurë apo në udhëtim e ka detyrë t’i agjërojë (kaza) aq ditë sa ka lënë, në ditët e mëvonshme.” (Bekare: 185)
Kuptimi i ajetit është: E ka detyrë t’i agjërojë kaza aq ditë sa ka lënë pa agjëruar.
Pra ti, o vëllai im, kur të të shërojë Allahu dhe të kthehet shëndeti yt, kryeje agjërimin
kaza pa pasur asnjë lloj sikleti në këtë gjë, uel hamdulilah. Përgëzohu me të mira, Allahu
të shëroftë”.

Shejh Ibn Baz