Pyetja:

A e kundërshton marrja e ilaçeve mbështetjen në Allahun?

***

Përgjigjja:

Imam Ibn el-Kajjim, ka thënë: “Në hadithet e vërteta, ka një urdhër për të përdorur ilaçe, dhe kjo nuk kundërshton idenë e mbështetjes në Allahun, mu siç largimi i urisë, etjes, nxehtësisë dhe të ftohtit, nëpërmjet të kundërtave të tyre, nuk e kundërshton atë. Madje, teuhidi i vërtetë s’mund të arrihet, përveç nëse personi përkujdeset për mënyrat/mjetet të cilat Allahu i ka krijuar dhe të cilat çojnë në ato përfundime, si në kuptimin e paracaktimit hyjnor, ashtu edhe në atë sheriatik. Lënia pas dore e mënyrave/mjeteve e minon thelbin e mbështetjes në Allahun dhe minon urdhrin e urtësinë hyjnore, sepse ai që i lë pas dore këto, mendon që kjo është shenjë e mbështetjes më të fortë në Allahun. Mirëpo, lënia pas dore e tyre është shenjë e paaftësisë, e cila kundërshton mbështetjen në Allahun, thelbi i së cilës është varësia e zemrës në Allahun për të arritur atë që i bën dobi një personi, si në angazhimin e tij fetar, ashtu edhe në çështjet e kësaj bote, dhe që do ta largonte atë që do ta dëmtonte atë në angazhimin fetar dhe në çështjet e kësaj bote.
Krahas kësaj varësie, personi duhet të ndërmarrë masa. Përndryshe, do të injorohej urtësia dhe urdhri i Allahut. Ne s’duhet ta konsiderojmë paaftësinë si mbështetje në Allahun, apo mbështetjen në Allahun si paaftësi.”

—————————–

[1] “Zaad el-Me’ad” [4/15]