Pyetja:

Si do të dalin njerëzit nga varret e tyre në Ditën e Gjykimit dhe kush do të vishet i pari?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhërishëm do ta ringjallë njeriun në Ditën e ringjalljes duke e rikrijuar atë nga ashti i bishtit (fundi i poshtëm i kurrizit). Njerëzit do të rriten si krijesa të përsosura, mu ashtu siç rriten bimët nga farat dhe drurët e palmave nga farat e hurmave. Ata do të shfaqen nga varret e tyre të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet. Ata do të ngarendin sikurse karkalecat e shpërndarë apo si fluturat e hallakatura, dhe s’do ta huqin shtegun për te Vendi i Tubimit. Në fakt, ata do ta dinë shtegun për te ai vend më mirë sesa një pëllumb i egër e di shtegun për te çerdhja e vet, si kur garojnë për te një cak.

Të parit të cilit do t’i çelet toka është Pejgamberi ﷺ. Atij të parit do t’i kthehet vetëdija. Sa i përket të parit që do të vishet pas ringjalljes, ai është halilur-Rrahman (miku i të Mëshirshmit) Allahu e lartësoftë përmendjen e tij dhe e siguroftë nga të këqijat.

Njerëzit do t’i kaplojë tmerri deri në atë masë, saqë edhe pejgamberët do të thonë: Vetja
ime! Vetja ime! Ai që i lexon ajetet që flasin për ringjalljen në suret el-Kamer, el-Me’arixh
dhe el-Karij’ah dhe të ngjashme me to, do të informohet më shumë rreth kësaj ngjarje të
madhe. Është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju do të thirreni të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet”. Pastaj lexoi: “Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, ashtu do ta përsërisim. Ky është një premtim i Yni dhe Ne sigurisht që do ta përmbushim.” (Enbija: 104)
I pari që do të vishet në Ditën e Ringjalljes është Ibrahimi. Ndërsa një grup nga
umeti im do të rroket për në anën e majtë, unë do të thërras: ’(këta janë) Pasuesit e
mi!’ Do të thuhet: ’Ata e braktisën fenë mbasi ti i le ata’. Pastaj unë do të them
ashtu siç tha robi i mirë Isa:Unë isha dëshmitar ndaj tyre për sa kohë që isha ndër ta. Por, kur Ti më more, Ti ishe mbikëqyrës i tyre dhe Ti je dëshmitar ndaj çdo gjëje. Nëse i dënon ata, janë robërit Tu; nëse i fal, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti.” (Ma’ide: 117-118) [1]

Po ashtu, është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njerëzimi do të tronditen derisa t’u bie të fikët në Ditën e Ringjalljes dhe unë do të jem i pari të cilit do t’i çelet toka”. [2]

Dhe, po ashtu, është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem i pari që do t’i kthehet vetëdija”. [3]

Komisioni i përhershëm për kërkime e fetua
Fetaua Islamije, vëll.1, faqe 22

———————————————————-

[1] Buhariu nr. 3349 dhe Muslimi nr. 2860

[2] Buhariu nr. 2412

[3] Buhariu nr. 4638