Pyetja:

Në shumë lokacione po ka lypsa, sidomos fëmijë, dhe shumica e tyre përdorin dredhi, derisa t’u japësh para. P.sh. ndonjë prej tyre pohon të jetë i verbër ndërsa të dy sytë i ka të shëndoshë, etj. Si të veprojmë me këta? A t’u japë atyre para, apo jo? Kini parasysh faktin që unë nuk di se a janë të sinqertë, apo jo, dhe nuk kam mundësi ta vërtetoj nëse ata përnjëmend janë nevojtarë për para, apo përdorin dredhi për të shumuar para. Dhe, nëse unë e ndihmoj një mashtrues ndërsa nuk di gjë për këtë, a do të kem bërë gjynah?

***

Përgjigjja:

I lejohet nevojtarit t’u lypë para njerëzve, atij që nuk ka mjaftueshëm dhe nuk ka mundësi të fitojë për jetesë. Ai u lyp njerëzve vetëm sa për të përmbushur nevojat. Sa i përket tjetërkujt pos nevojtarit apo atij që është nevojtar dhe është i aftë të fitojë për jetesë, këtij nuk i lejohet të lypë dhe, ajo që ai merr nga njerëzit në këtë rast, është haram për të.

Kjo për shkak të hadithit të Kabiseh ibn Muharik el-Hilalî (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: ’U ngarkova me një borxh dhe i shkova të Dërguarit ﷺ për t’i lypur (ndihmë) për këtë dhe ai tha: ’Rri derisa të në vijë zekati dhe të urdhërojmë të të jepet diçka’. Pastaj tha:’O Kabise, lypja nuk është hallall përveçse në tre raste: personi i rënduar nga borxhi për të cilin i lejohet të lypë,derisa ta paguajë atë; personi të cilin e ka goditur një fatkeqësi dhe i ka shkatërruar pasurinë, për çka atij i lejohet të lypë, derisa sa të ketë mjaftueshëm sa për të kaluar apo merr sa për nevojat themeloret tij; dhe personi të cilin e ka goditur varfëria, për çka dëshmojnë tre vetë të ditur nga komuniteti i tij se: ’filani është goditur nga varfëria’, atëherë atij i lejohet të lypë, derisa të ketë mjaftueshëm sa për të kaluar apo merr sa për nevojat themelore të tij. Veç këtyre (rasteve), është haram të lypësh, o Kabise, dhe ai që lyp, merr atë që është haram’”. [1]

Dhe për shkak të hadithit: ”Kush u lyp njerëzve shumë (për të shumuar pasuri), ai lyp qymyr të ndezur”.

Dhe hadithi: ”Vërtet, sadakaja s’është e lejueshme as për të pasurin, as për atë që është i shëndoshë/i fortë e i aftë”. [2]

Ai (lypësi) duhet të këshillohet, ndërsa dijetarëve u takon të sqarojnë këtë nëpër hutbe e ligjërata, nëpërmjet mediave, etj. Përzënia apo qortimi i lypësit, po ashtu, është e ndaluar, sepse Allahu i Madhëruar thotë: ”Sa i përket lypësit, mos e qorto”. (Duha: 10)

Me këtë mendohet në përzënien e lypësit dhe ngritjen e zërit ndaj tij. Kjo përfshin si atë që lyp para, ashtu dhe atë që kërkon një vendim sheriatik (fetwa). Mirëpo, kjo nuk duhet të na pengojë që ta udhëzojmë lypësin që gabimisht lyp si dhe që ta këshillojmë atë
me urtësi. [3]

Dhe qe pyetur Shejh Abdul-Aziz bin Baz: “Si është vendimi mbi lypjen?”

Shejhu përmend hadithin e mësipërm dhe tha: “Në këtë hadith, Pejgamberi ﷺ sqaroi llojet e rasteve të lejueshme të lypjes. Dhe gjithçka tjetër veç kësaj është e ndaluar. Kush plotëson nevojat e veta nëpërmjet një page apo profesioni, një tregtie, të ardhurave nga ndonjë pronë që është caktuar si vakëf për dobi të tij nga një i afërm, fitimit nëpërmjet ndonjë zanati si zdrukthëtaria apo farkëtaria, kultivimi (fermës) apo të ngjashmeve me këtë, për të është haram të lypë. Sa i përket atij që detyrohet për këtë, nuk prish punë që ai të lypë aq sa ka nevojë. E njëjta gjë vlen për atë ka hyn në borxh për t’i pajtuar njerëzit apo për të harxhuar në familjen dhe fëmijët e tij”. [4]

Shejh Ibn Uthejmin tha: “Kur te personi mbizotëron mendimi se ai që merr zekatin e meriton atë, kjo është e pranueshme, qoftë kur ai (lypësi) lyp apo duket i varfër. Kjo është e pranueshme, edhe nëse më vonë del që ai nuk kishte nevojë, pra, kjo është e pranueshme. Kështu, kur personi i jep sadaka të pasurit dhe të nesërmen dëgjon njerëzit të thonë: ’Mbrëmë ai i dha sadaka një të pasuri’, atij që jepi sadaka dhe u pendua se ia dha një të pasuri i thuhet:’Ajo që i ke dhënë të pasurit, është pranuar’. Allahu i Madhëruar nuk e rëndon ndonjë shpirt më shumë se sa ai mund të mbartë dhe Ai nuk të obligon që të hetosh për personin në mënyrë që të sigurohesh (për gjendjen e tij). Kjo do të ishte diçka e pamundshme apo tepër e vështirë. Nëse ti mendon se, mbas gjase, personi e meriton zekatin, atëherë jepja atë, dhe, nëse del më vonë që ai të mos jetë një që e meriton atë, zekati yt hala është i pranueshëm”. [5]

islamqa.info

————————————————–

[1]  Muslimi, Nesa’iu, Ebu Daudi.

[2] E transmetojnë të pestët, përveç Nesaiut.

[3] (Fetawa el-Lexhne ed-Da’imeh 377/24) Shejh Abdul-Aziz bin Baz; Shejh Abdullah ibn Gudejân; Shejh Salih el-Feuzan; Shejh Abdul-Aziz Al Shejh; Shejh Bekr ebu Zejd.

[4] Mexhmua Fetawa ibn Baz, 320/14.

[5] El-Lika esh-Shehri, 71/pyetja 9