Pyetja:
Si të bashkërendojmë mes traditave e Sheriatit?
***
Përgjigjja:
El-Shatibi, Allahu e mëshiroftë, i ka ndarë traditat e njerëzve në dy kategori:
1. Ato për të cilat ka dëshmi sheriatike se a është e mirë apo e keqe. Në këtë rast, duhet t’i referohemi Sheriatit, kurse ajo që është tradicionale te njerëzit s’është e rëndësishme. Për shembull, zbulimi i avretit është e qortueshme sipas sheriatit, ndonëse shumë njerëz janë mësuar me këtë. Largimi i papastërtive është diçka e mirë dhe e urdhëruar me sheriat, ndonëse shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje papastërtisë në veshjen e tyre dhe nuk mbrohen nga kjo.
2. Gjërat që janë tradicionale mes njerëzve dhe s’ka dëshmi sheriatike për të ndaluar apo urdhëruar atë. Gjërat e këtilla janë dy llojesh:
i. Traditat e vendosura që nuk ndryshojnë, siç është dëshira për ushqim dhe pije.
ii. Traditat që ndryshojnë, nëse një veprim konsiderohet i mirë a i keq,
gjë që ndryshon nga një shoqëri në tjetrën. [1]
Dr. Shefqet Krasniqi
———————
El-Muuafikaat 2/284