Pyetja:
Sa duhet të jetë thellësia e varrit?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Groponi, zgjeroni e thelloni.” [1]
Omer Ibn AbdulAzizi e konsideron që është e mjaftueshme që të gropohet deri në kërthizë. Imam Shafiu dhe Ebu Hatabi e kanë konsideruar të mirë që thellësia e varrit të jetë sa njeriu i drejtuar. Imam Ahmedi e ka konsideruar të pëlqyeshme që thellësia e varrit të jetë deri në gjoks. Të gjitha këto (matje) janë afërsisht. Sunneti është që varri të jetë i thellë sa të parandalojë daljen e erës dhe që kafshët të mos munden ta nxjerrin.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, Fetvaja numër 5611-b, 8/ fq. 422
Përktheu: Ergin Shala
———————–
[1] Ebu Davudi