Pyetja:

A është e lejueshme t’i vrasësh duke i djegur insektet që gjenden në shtëpi, siç janë milingonat, kacabunet, dhe të ngjashmet. Nëse s’është e lejueshme, çfarë të bëjmë?

***

Përgjigjja:

Nëse këto insekte janë të dëmshme, mund të vriten me instekticide, por jo me zjarr. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka pesë kafshë të dëmshme, të cilat mund të vriten qoftë kur je në ihram, qoftë kur nuk je: minjtë, sorrat, akrepat, petritët (lloj shpendi), dhe qentë e çartur”. [1]

Një tjetër transmetim shton dhe të gjashtën, gjarprin. Kështu, Pejgamberi ﷺ na tregoi se këto janë kafshë e insekte të dëmshme dhe nuk janë si të tjerat, dhe na tha t’i vrasim në ihram (gjatë haxhit apo umres) apo ndryshe qofshim. Nëse kemi të bëjmë me krijesa të tjera si milingonat apo kacabunet, të cilat bëjnë dëm, edhe këto mund të vriten me insekticide, por jo me zjarr.
Allahu e di më së miri.

Fetawa Islamijeh Ibn Baaz 451

—————–

[1] Muslim 2071