Pyetja:

Të shkruarit e emrit të të vdekurit në varr

***

Përgjigjja:

Shejh ibn Uthejmin (Allahu e pastë mëshiruar) thotë: “Të shkruarit në varr kërkon shqyrtim të hollësishëm. S’ka gjë të keqe në shkrimin me të cilin nuk synohet tjetër veçse verifikim i
emrit dhe si shenjë dalluese për varrin. Sa i përket të shkruarit e asaj që i përngjan asaj që është shkruar në kohën e injorancës para-islamike, ku shkruhej emri i personit dhe lavdërime për të, duke thënë se ai ka bërë këtë e këtë dhe të tjera lavde veç kësaj, si
dhe të shkruarit e vargjeve poetike … këto janë haram. Nga këto janë ajo çfarë bëjnë disa të paditur, të cilët shkruajnë vargje në gurin e varrit, si psh suren Fatiha apo ajete tjera, dhe e gjithë kjo është haram…” (Sherh Rijãdus-Salihîn)