Pyetja:

Një person i sëmurë, i cili s’mund të gjejë pluhur, a mund të merr tejemum duke goditur duart në mur apo shtrat?

***

Përgjigjja:

Nëse muri është i ndërtuar nga ndonjë përbërës i tokës, siç janë gurët dhe tullat e baltës, atëherë është e lejueshme të përdoret për tejemum, po ashtu nëse muri është i mbuluar me dru apo bojë, dhe nëse ka pluhur mbi të, atëherë mund të përdoret për tejemum dhe s’ka
kurrfarë problemi në këtë. Kjo është sikur të ketë bërë tejemum në tokë, ngaqë pluhuri vjen nga toka. Por nëse s’ka pluhur mbi të, atëherë ajo s’është nga toka dhe s’mund të përdoret për tejemum. Për sa i përket shtratit, them: nëse ka pluhur mbi të, mund të përdoret për tejemum, përndryshe s’duhet të përdoret për tejemum ngaqë nuk vjen nga toka.

Shejh Ibn Uthejmin, Fetaua el-Tehare, fq. 240