Pyetja:
Ai i cili merr abdes dhe i jep mes’h kokës së tij porse harron që t’u japë mes’h veshëve të tij?
***
Përgjigjja:
Nëse ai kujtohet në moment, atëherë u jep mes’h veshëve të tij dhe pastaj lan këmbët, por, nëse koha është e gjatë apo falet, ai duhet të marrë edhe njëherë abdes nga e para dhe ta përsërisë namazin. Pra, të marrë abdes dhe ta përsërisë namazin. Ndërsa, nëse ai kujtohet në moment pasi i ka larë këmbët, ai u jep mes’h veshëve të tij dhe pastaj lan këmbët. E, në rast se i ikën renditja dhe zgjatet koha, apo falet, ai duhet ta përsërisë. Pra, ta përsërisë namazin dhe abdesin.
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er Raxhi
Përktheu: Xhabir Sheme