Pyetja:

Shpesh shoh adhurues që fshijnë mbi çorapet e veta (u japin mes’h), kur marrin abdes, madje edhe gjatë verës. Shpresoj që mund ta shpjegoni deri në çfarë mase kjo është e lejueshme. Cila është më mirë për atë që nuk udhëton: të marrë abdes, duke larë shputat, apo t’u japë mes’h? Ju lutem, kini parasysh që ata, të cilët u japin mes’h mbathjeve, nuk kanë arsyetim. E gjithë çfarë thonë është se ka lirim që e lejon këtë.

***

Përgjigjja:

Lavdërimi i takon Allahut. Bekimet dhe paqja qofshin mbi të dërguarin e Allahut.

Domethënia e përgjithshme e haditheve të vërteta lidhur me të qenët e lejueshme t’u japim mes’h mbathjeve të lëkurës apo çorapeve tregon që kjo është e lejueshme, qoftë në dimër apo në verë. Nuk di për ndonjë dëshmi që tregon se kjo është e lejueshme vetëm në dimër. Por, nuk është e lejueshme t’u jepet mes’h çorapeve, etj., po që se nuk plotësohen kushtet e vendosura nga sheriati, siç është kushti që çorapet ta mbulojnë pjesën e cila lahet gjatë abdesit, që ato të jenë të mbathura kur personi ka abdes, si dhe t’i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së lejueshmërisë së kësaj, që është një ditë e një natë për atë që nuk udhëton dhe tre ditë e tre net për udhëtarin, duke filluar nga hera e parë që personi u jep mes’h, pas prishjes së abdesit, sipas opinionit më të saktë nga dy opinionet të dijetarëve.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneui’eh li Semahat” 10/113