Pyetja:
Cili është vendimi mbi muslimanët që nuk bashkëpunojnë më njeri-tjetrin për shkakun se nuk duan të blejnë nga muslimanët dhe parapëlqejnë të blejnë në dyqanet e mosbesimtarëve? A është kjo hallall apo haram?
***
Përgjigjja:
Lavdi Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Parim bazë është se i lejohet një muslimani të blejë çfarë ka nevojë nga ajo çfarë i ka lejuar Allahu, qoftë nga muslimani apo nga mosbesimtari. Pejgamberi, ﷺ ka blerë nga çifutët. Por, kur një musliman zgjedh të mos blejë nga vëllai i tij musliman pa ndonjë arsye, domethënë, kur ai nuk është mashtruar prej tij dhe malli nuk është i cilësisë së dobët, por ai thjesht parapëlqen të blejë nga një mosbesimtar, kjo është haram, sepse në këtë mënyrë dobësohet tregtia e muslimanëve dhe kjo bën që ata të mos përfitojnë, nëse kjo u bëhet shprehi muslimanëve. Kurse, nëse ai nuk blen nga muslimani për ndonjë nga arsyet e lartpërmendura, atëherë ai duhet ta këshillojë vëllanë e tij musliman që të tërhiqet nga
gjërat e këqija. Nëse ai e pranon këshillën, atëherë falënderimi i takon Allahut, përndryshe, ai duhet ta lë atë dhe të shkojë te tjetri, edhe nëse ai është një mosbesimtar, por që është i ndershëm dhe tregtia është dobiprurëse për të dyja palët.
Fetwa të Komisionit të Përhershëm 13/18