Pyetja:

Cili është vendimi mbi tregtarin që u shet artikuj njerëzve të ndryshëm me çmime të ndryshme, edhe pse prodhimi është i njëjtë? Pra, njërit ia shet për dhjetë, tjetrit për njëzet dhe të tretit për pesë? A është e lejueshme kjo?

***

Përgjigjja:

Nëse ky ndryshim shkaktohet nga luhatjet në treg, apo çmimi i këtij prodhimi ngrihet një ditë dhe bie ditën tjetër, atëherë s’ka gjë të keqe të shitet me çmimin e tregut dhe në këtë s’ka gjë haram. Por, nëse ky variacion ndodh për shkak të teknikave të blerësit në pazarllëk, në mënyrë që, nëse ai sheh se tjetri nuk është i mençur në pazarllëk, do ta ulë çmimin dhe, nëse nuk e sheh si të tillë, e ul çmimin, atëherë kjos’është e lejueshme. Sepse kjo përbën një lloj mashtrimi dhe mungesë sinqeriteti. Është vërtetuar në hadithin e Temim ed-Darit se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Feja është sinqeritet‘. ‘Ndaj kujt?’, – u tha. ‘Ndaj Allahut, ndaj Librit të Tij, ndaj të dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësve të muslimanëve dhe ndaj njerëzve të thjeshtë prej tyre‘, – ua ktheu ai.” [1]
Mu ashtu siç ai nuk do të donte t’ia bënte ndokush atij këtë, si mund ai të pajtohet t’ia bëjë këtë vëllezërve të tij muslimanë? Personi duhet të shesë sipas çmimeve normale në vendin ku ai bën biznes dhe të mos i japë njërit me një çmim ndërsa tjetrit me çmim tjetër, për shkak të mashtrimit të blerësit.
Por, nëse ai u bën favor disa shokëve duke e ulur çmimin, në këtë s’ka gjë të keqe dhe s’ka mëkat. Apo, nëse ai shet mallra me çmim të tregut e pastaj vjen një person tjetër me mjeshtri në pazarllëk dhe e ul çmimin, s’ka gjë të keqe në këtë, sepse kjo nuk shkon përtej çmimit normal.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua li’l-Tuxhar ue Rixhel el-A’mal”, fq. 42

———————–

[1] Muslimi