Pyetja:

Nganjëherë koha e mësimit në shkollë fillon para kohës së namazit, dmth në orën 12:00
për namazin e drekës dhe në 16:40 për ikindinë, dhe sʹmund të falem në shkollë, sepse sʹka vend të përshtatshëm për namaz. Kështu, namazet farz jam e detyruar tʹi fali të bashkuara dhe nganjëherë bëhen tre namazet farz bashkë. Cili është vendimi mbi namazin tim?

***

Përgjigjja:

Sa i përket bashkimit të dy namazeve, në këtë sʹka kurrgjë të keqe në këtë rast, sepse kjo është e domosdoshme, siç është bashkimi i namazit të drekës me ikindinë dhe akshamit me jacinë. Sa i përket bashkimit të ikindisë me akshamin, për shembull, kjo sʹështë e lejueshme, sepse nuk lejohet të vonosh namazin përtej kohës së vet në asnjë rrethanë. Bazuar në këtë, në këtë rast, nëse ajo ka frikë se do tʹi përfundojë koha e namazit që sʹmund të bashkohet me namazin e radhës, atëherë ajo duhet të falet në çfarëdo mënyre që mundet. Pra, nëse ajo, për shembull, shkon në shkollë në kohën e ikindisë dhe aty sʹmund ta falë ikindinë, atëherë duhet ta bashkojë ikindinë me namazin e drekës në kohën e namazit të drekës e pastaj të shkojë në shkollë. Pra, nuk është e lejueshme për një grua apo kushdo qoftë tjetër tʹi bashkojë dy namaze që nuk është e lejueshme të bashkohen. Personi mund të bashkojë vetëm ato që është e lejueshme të bashkohen, si bashkimi i drekës me ikindinë në kohën e drekës apo në kohën e ikindisë, si edhe bashkimi i akshamit me jacinë në kohën e akshamit apo të jacisë, kur ka nevojë për këtë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Nur el‐Darb”