Pyetja:

Një imam udhëheq namazin ndërsa nuk mbart asgjë në kokë. Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Sʹka gjë të keqe në këtë, sepse koka sʹështë pjesë e auretit (pjesës së turpshme të trupit). Ajo çfarë kërkohet është të falemi me një teshë të poshtme dhe një të epërme, ngaqë Pejgamberi ﷺ ka thënë: ʺAsnjë prej jush të mos falet në një teshë të vetme pa prekur asnjë pjesë e saj në krahët e tijʺ. Por, nëse ai mbart zbukurimet e tij dhe vishet tërësisht, kjo është më e pëlqyeshme, sepse Allahu thotë: ʺO fëmijët e Ademit, zbukurohuni (me tesha të pastra) kur të faleni.” (Aʹraf, 31) Por, nëse ai gjendet në një vend ku sʹështë traditë mbulimi i kokës, atëherë sʹka gjë të keqe që ai të mos mbulojë kokën.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” 10/406