Pyetja:

A ndikon në vlefshmërinë e namazit nëse imami fal namazin nga një platformë e ngritur?

***

Përgjigjja:

Nëse imami është i vetëm, atëherë i lejohet atij që të jetë i ngritur pak, siç janë shkallët e minberit, meqë Pejgamberi, ﷺ, është ngritur në minber dhe është falur e më pas ka zbritur, kështu që nuk prish punë një ngritje të vogël për sa kohë që imami të jetë i vetëm. Mirëpo, nëse ka një ngritje të konsiderueshme, atëherë sʹështë e lejueshme për imamin që të dallohet nga xhemati. Nëse imami është së bashku me një pjesë të xhematit, atëherë nuk prish punë që ata të jenë pak të ngritur (nga pjesa tjetër e xhematit). Pra është e lejueshme, për shembull, që imami (dhe një pjesë e xhematit) të jetë në një nivel më të lartë sesa pjesa tjetër e xhematit.

Shejh Salih ibn Feuzan, ʺel‐Munteka min Fetaua”, vëll.5, faqe 58, fetvaja nr. 87