Pyetja:

A më pranohet namazi në qoftë se nuk arrij t’i them salavatet dhe lutjet ngase imami nganjëherë e përfundon namazin më shpejt se ç’duhet e kam fjalën për namazet farz?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse ju faleni me imam dhe nuk arrini ti përfundoni lutjet e parapara në namaz, për shkak se Imam e përfundon namazin, atëherë kjo nuk ka ndonjë të keqe, pasi që çdo mangësi që mund ta leni ju, ajo plotësohet me namazin e imamit.

Prandaj edhe nëse falësi gabon vetë dhe është me imam, atëherë në këtë rast duhet ta pasoj imamin dhe nuk i lejohet që të bëj sehvi sexhde, pasi që atë gabim ia kompenson namazi i imamit.

Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi