Pyetja:

Disa njerëz e nuk ua japin trashëgiminë bijave të tyre, nga frika se burrat e tyre do ta marrin atë. A është e lejueshme kjo?

***

Përgjigjja:

Allahu i ka përshkruar trashëgimtarët dhe hisen e secilit prej tyre në suren Nisa. Në këta trashëgimtarë përfshihen edhe bijat. Allahu urdhëron për dhënien e së drejtës secilit që i takon, dhe pasazhi i parë rreth trashëgimisë mbaron me fjalët: “… Këta janë kufijtë e vendosur nga Allahu (lidhur me ligjet e trashëgimisë). Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Muhamedit), do të pranohet në Kopshtet, nën të cilat rrjedhin lumenj, që të banojnë aty. Ky është suksesi madhështor. Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhamedin), dhe shkel kufijtë e Tij, Ai do ta hedhë atë në Zjarr, që të banojë aty, ku do të ketë dënim poshtërues.” (Nisa, 13-14)

Pastaj, Ai, më i larti, e mbaron ajetin e fundit e të njëjtës sure me fjalët: “Kështu Allahu jua sqaron (ligjin e Tij), që të mos devijoni. Dhe Allahu është i gjithëdijshëm për gjithçka.” (Nisa, 176)

Kushdo që i heq drejtën e dhënë nga Allahu një bije apo dikujt tjetër, pa pëlqimin e saj, ai ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e tij ﷺ, ka ndjekur tekat dhe dëshirat e veta dhe është kapluar nga ndjenjat fisnore dhe injoranca. Vendbanimi i tij do të jetë xhehenemi, nëse nuk pendohet dhe nuk u jep njerëzve të drejtat e tyre.

Dhe Allahu është burim i forcës.

Komisioni i përhershëm për Kërkime shkencore dhe Fetua [16/493]