Pyetja:

A i lejohet muslimanit të flejë duke qenë xhunub?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Një e të vetëm. Selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij ﷺ, mbi familjen dhe mbi shokët e tij!

I lejohet njeriut të flejë duke qenë xhunub, porse më parësore dhe më e mirë është që ai të flejë vetëm pasi të lajë organin e tij dhe të marrë abdes si për namaz. Kjo duke u bazuar tek ajo që kanë transmetuar xhemati (Allahu i mëshiroftë!) nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ dëshironte të flinte dhe ishte xhunub, lante organin e tij dhe merrte abdes si për namaz.” [1]

“Fetaua el lexhnetu ed daimeh” vëll. 5

Përktheu: Xhabir Sheme

———————————

[1] Muslimi