Pyetja:

Familja jonë i ka njëzetedy anëtarë, të cilët bashkërisht e kanë një burim (pasurie sh.p). Ne për kurban‐bajram therim një kurban, dhe nuk e dimë a është e mjaftuar, apo duhet tʹi therim dy kurbane?

***

Përgjigjja:

Nëse është fjala për familje të madhe, të cilët jetojnë në një shtëpi, mjafton që ata të therin një kurban. Nëse i therni më shumë se një, sigurisht që do të ishte më mirë.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 12572, 11/ fq.408

Përktheu: Ergin Shala