Pyetje: A është i vlefshëm ky nijet për kaza të namazit: “Kaza e namazit të sabahut të cilin nuk e kam falur në mënyrë të vlefshme për datën 1 Muharrem 1448”? Dua që ai të përfshijë cilindo rast: (1) e kam humbur namazin plotësisht, ose (2) e kam falur, por namazi im ka qenë i pavlefshëm, për shembull për shkak të abdesit të pavlefshëm. A e shlyen kjo formulë (“të cilin nuk e kam falur në mënyrë të vlefshme”) detyrimin në cilindo nga këto dy raste, pa e ditur se cili rast ka ndodhur? Namazi i saktë dhe data hixhri do të specifikoheshin gjithmonë. Nëse përgjigjja ndryshon sipas medhhebit, ju lutem shpjegojeni.

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të botëve…

Ajo që duket [nga pyetja juaj] është se jeni prekur nga vesveset (pëshpëritjet dhe dyshimet obsesive). Nëse vërtet është kështu, duhet t’i shpërfillni këto vesvese, sepse ilaçi i efektshëm për to është t’i injoroni dhe të largoheni prej tyre.

Në çdo rast, nëse e keni falur një namaz me abdes të pavlefshëm, atëherë ai është i pavlefshëm, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Allahu nuk e pranon namazin e askujt prej jush që e ka prishur [abdesin], derisa të marrë abdes.” [Buhariu dhe Muslimi]

Prandaj, duhet ta përsërisni namazin brenda kohës së tij [të përcaktuar]. Nëse nuk e bëni këtë derisa të ketë kaluar koha e tij, atëherë ai bëhet namaz i humbur. Dhe nëse nuk e keni falur fare atë namaz derisa të ketë kaluar koha e tij, edhe ai është namaz i humbur. Vetëm nijeti për ta falur kaza mjafton kur dëshironi ta falni atë.

Allahu e di më së miri.

 

 

Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net