Pyetja:

Për sa i përket një muslimani që s’është duke bërë haxhin, çfarë duhet të bëjë ai në dhjetë ditët e para të dhul-hixhes? A është e ndaluar prerja e thonjve dhe e flokëve/qimeve?

***

Përgjigjja:

“Është urdhëruar që, ai i cili ka ndërmend të therë kurban, kur të fillojë muaji i dhul-hixhes, nuk duhet të heqë prej flokëve të tija, as prej thonjve e as nga lëkura, derisa
të ketë ther kurbanin, për shkak të rrëfenjës së transmetuar nga grupi i gjashtë librave, (veças Buhariut), nga Umm Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ‘Kur të shihni hënën e re të dhul-hixhes dhe ndonjë prej jush dëshiron të therë kurban, le të përmbahet nga heqja e flokëve apo e thonjve‘.
Sipas një versioni tjetër: ‘Kushdo që ka kurban për të therur, kur të fillojë hëna e re e dhul-hixhes, le të mos heq prej flokëve apo prej thonjve, derisa të ketë ther kurbanin‘, [1] qoftë kur do ta therë vetë kurbanin apo kur të kërkojë prej dikujt të therë në emër të tijin. Për sa i përket atij në emër të cilit po prehet kurbani, kjo s’i është urdhëruar, sepse nuk është transmetuar asgjë lidhur me këtë. Kjo nuk quhet ihram. Ihrami i referohet atij që hyn në ihram për haxh apo për umre, apo të dyja”.

Komisioni i Përhershëm per Fetva 11/397, 398

——————————

[1] Muslimi, Ebu Davud, Nesa’iu