Pyetja:

Cilat janë festat që një musliman duhet të festoj?

***

Përgjigjja: 

Muslimanët kanë vetëm dy festa, dhe ato janë: “Ijdul Fitr” (Bajrami i Fitrit pas Ramazanit) dhe “Ijdul Ad’ha” (Kurban Bajrami). Këto janë festat e ligjshme për muslimanët, që u ka dhënë Allahu dhe i ka sqaruar Pejgamberi ﷺ. Kurse këto ditë të tjera që disa prej muslimanëve i quajnë festa, nuk janë të tilla dhe as nuk ka argument që të quhen ditë të mira, sepse të gjitha ditët e vitit janë të mira, por ka disa ditë në të cilat shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet apo ka një shpërblim më të veçantë, siç është agjërimi i ditës së Arafatit për ata që nuk janë në haxh, dita e Ashuras, dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe, gjashtë ditët e muajit Sheval, dita e hënë dhe e enjte në të cilat Pejgamberi ﷺ zakonisht agjeronte, etj. Por keto nuk janë festa, por ditë në të cilat nxitet muslimani për më shumë vepra të mira.

Komisioni i pëhershëm i fetvave

Përktheu: Shuajb Rexha