Pyetja:
Desha t’ju pyes rreth festës që bëhet pasi që je diplomuar? Ne asistojmë në evenimente të festave të diplomimit të studentëve, ku të afërmit dhe miqtë u bëjnë festë studentëve dhe u japin dhurata. A është kjo hallall për muslimanin (studentin dhe për të ftuarit)?
Përgjigjja:
Nuk ka ndalesë në këtë lloj festimi pas diplomimit të një muslimani, sepse ky festim është thjesht shprehje e gëzimit dhe ftesë-qerasje e miqëve për t’u bashkuar në këtë gëzim, dhe nuk është si festat e shpikura që festohen çdo vit, siç janë ditëlindja, festa e gruas, e punëtorit etj., porse është festim i një arritjeje që vjen pas një mundi të gjatë nëpër studime.
Por, duhet potencuar që ky festim-qerasje të bëhet nën suaza të Islamit dhe assesi të tejkalohen kufijtë: jo përzierje mes gjinive (shokësh e shoqesh), jo muzikë, jo alkool, por të festohet siç i ka hije një muslimani dhe ta falenderojë Zotin që ia mundësoi diplomimin.
Ali el-Halebi